MKRS-ja marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

28 dhjetor 2022 | 11:00

MKRS-ja ka njofuar se gjatë vitit të kaluar kanë filluar me shënimin e ditëve të rëndësishme kulturore përmes Kalendarit Kulturor.

“Për zhvillimin dhe zbatimin e këtyre aktiviteteve tash është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, Fakultetin e Arteve”, ka njoftuar MKRS-ja.

Sipas këtij njoftimi, kjo marrëveshje parasheh thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe UP në ideimin, konceptimin, realizimin, promovimin dhe zhvillimin e Kalendarit Kulturor të Ministrisë së Kulturës me të gjitha datat përkatëse në bazë vjetore.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe dekani i Fakultetit të Arteve, Hazir Haziri.

“Kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për studentët që të angazhohen në organizimin e ngjarjeve kulturore dhe po ashtu të marrin pjesë në to”, ka njoftuar MKRS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti para kabinetit qeveritar tha se po “kalon…