MKRS-ja ndan 1.3 milion euro për ndërtimin e sistemit të ri të fushës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’
19 mars 2024
| 16:40
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit pritet të nënshkruajë sot kontratë në vlerë prej 1 milion e 320 mijë euro për ndërtimin e sistemit të ri të fushës së lojës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kjo do të bëhet në përputhje me rregulloret, udhëzimet teknike dhe produktet e specializuara për infrastrukturë të stadiumeve, të miratuara nga UEFA.
Vlera e kontratës është publikuar edhe në E-prokurimi.