MKRS-ja ndan fonde shtesë për Qendrën Rinore në Ferizaj
31 gusht 2018
| 18:14
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka takuar ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi me ç’rast u diskutua për financimin e projektit për ndërtimin e Qendrës Rinore, projekt ky që ka ndërprerë punimet për një kohë të gjatë për shkak të mungesës së buxhetit.
Gashi i ka konfirmuar kreut të Ferizajt, se ministria që drejton ai do të ndajë fonde shtesë për finalizimin e punimeve në këtë godinë, zotim ky që u konkretizua me nënshkrimin e aneks marrëveshjes së bashkëpunimit mes palëve për fonde shtesë për këtë projekt.
Aktualisht, në godinën e re të Qendrës Rinore janë përfunduar punimet e vrazhda dhe kjo marrëveshje e re do të financoj infrastrukturën përcjellëse në fazën e dytë të këtij projekti.