MKRS-ja ndan rreth 10 mijë euro për turneun ‘Adem Jashari’
Për edicionin 13-të të turneut Ndërkombëtar të Boksit për Senior “Adem Jashari”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ndarë sot shumën në vlerë prej 9 mijë e 950 euro.
Mbështetja për Federatën e Boksit vjen në bazë të përcaktimeve programore të MKRS-së për avancimin, zhvillimin dhe masivizimin e sportit, si një fushë e interesit të veçantë publik. Organizimi i Turneut Ndërkombëtar të Boksit është një ngjarje tradicionale që promovon sportin dhe Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Aneks memorandumi i cili mundëson këtë përkrahje u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli, ndërsa në takim ishte e pranishme edhe zëvendësministrja, Daulina Osmani.