MKRS-ja ndanë 14.5 milionë euro për rinovimin e stadiumit ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë

22 mars 2024 | 14:27

Stadiumi “Shahin Haxhiislami” në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se ka ndarë 14.5 milionë euro për rinovimin e tërësishëm të këtij stadiumi.

Sipas numrit një në MKRS, se me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve.

“Stadiumi i qytetit ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë do t’i nënshtrohet renovimit të tërësishëm.  Kemi ndarë 14.5 milionë euro për këtë qëllim, ndërsa me të përfunduar hartimi i projektit zbatues të renovimit do të shpallen procedurat për kontraktimin e operatorit për realizimin e punimeve”, ka shkruar Çeku.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ambientet e Gardës Kombëtare është mbajtur ceremonia e përfundimit…