MKRS-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me BKT-në për edukim financiar

05 qershor 2019 | 18:27

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në takim kryeshefin ekzekutiv të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), Suat Bakkal.

Gjatë këtij takimi u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Bankës Kombëtare Tregtare.

Qëllimi i këtij Memorandumi është rritja e mundësisë së bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve rinore, ku do të realizohet një trajnim në 19 komuna të Kosovës gjatë këtij viti dhe në 19 komuna në vitin tjetër, lidhur me edukimin financiar.

Ministri Gashi tha se kjo marrëveshje që u nënshkrua sot ka për qëllim trajnimin e të rinjve, i cili do t’iu mundësojë atyre të zhvillojnë njohuritë në fushën e financave dhe pas përfundimit të këtij trajnimi ata do të jenë më të përgatitur për tregun e punës.

Tutje, ministri Gashi tha se kërkesa për mbajtjen e këtij trajnimi ka dalë nga vetë të rinjtë, sipas një analize që është bërë në të gjithë Kosovën.

“Është konstatuar që të rinjtë tanë kanë nevojë të mbajnë trajnime për edukimin financiar. Ne nuk do të ndalemi me kaq, në të ardhmen do të realizojmë edhe shumë trajnime të tjera, duke pasur parasysh që prioritet dhe synim i Ministrisë është që të rinjtë në Kosovë t’i avancojë dhe aftësojë për sfidat jetësore”.

Ndërkaq, kryeshefi ekzekutiv i Bankës Kombëtare Tregtare, Suat Bakkal, falënderoi ministrin Gashi për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar dhe tha se banka ka siguruar katër trajnerë që do të angazhohen maksimalisht, në mënyrë të rinjtë të përfitojnë sa më shumë që është e mundur gjatë pjesëmarrjes në këtë trajnim.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj-Bujupi,…