MKRS-ja nis me procesin e vlerësimit të kategorizimit të sporteve për vitin 2024
06 janar 2024
| 08:57
Zëvendësministrja e Sportit, Daulina Osmani, ka bërë me dije se në javën e parë të këtij viti, MKRS-ja ka filluar procesin e vlerësimit të kategorizimit të sporteve për vitin 2024.
Sipas saj, procesi i kategorizimit përcakton mbështetjen financiare bazë të Federatave Sportive për vitin 2024, duke u bazuar në performancën e tyre gjatë vitit që e lam pas.
“Vlera totale e financimit të sportit nga linja e subvencionimit për vitin 2023 është 10,756,348.23 euro. Kjo mbështetje nuk përfshin financimin përmes ligjit të sponsorizimit”.
“Këto vlera paraqesin rritje të buxhetit për sportin prej 219% në krahasim me vitin 2018, ndërsa mbi 50% në krahasim me vitin 2022”, ka shkruar Osmani në Facebook.