MKRS-ja obligon federatat që 30 përqind të buxhetit ta dedikojnë për vajza dhe gra

04 mars 2025 | 11:53

Pas përmbylljes së procesit të kategorizimit, janë nënshkruar memorandumet e para të këtij viti ndërmjet Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe federatave sportive, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre vjetore përgjatë vitit 2025.

Pas përmbylljes së procesit të kategorizimit, janë nënshkruar memorandumet e para të këtij viti ndërmjet Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe federatave sportive, për zhvillimin e aktiviteteve të tyre vjetore përgjatë vitit 2025. Memorandumet deri më tani janë nënshkruar me Federatën e Hendbollit, Karatesë, Pingpongut, Notit dhe atë të Triathlonit, të cilat i kanë kryer me sukses obligimet e tyre për harmonizimin e akteve normative në përputhje me Ligjin e ri të Sportit, dhe me ç’rast u hapet rruga e përfitimit financiar përmes këtyre memorandumeve.

Zëvendësministrja Daulina Osmani me këtë rast i ka njoftuar federatat prezente që sivjet është paraparë që çdo federatë ta ketë për obligim që së paku 30% të shumës totale të përfitimit t’ia dedikojnë aktiviteteve sportive për vajza dhe gra, me qëllim të zhvillimit dhe fuqizimit të mëtejmë të sportit femëror në vend. Buxheti vjetor i federatave është përcaktuar përmes shumëzimit të pikës nga vlerësimi në kategorizim dhe vlerës së pikës të përcaktuar nga MKRS-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ola Zenelaj ka bërë lëmsh shtëpinë këto ditë në Big…