MKRS-ja rrit 100 për qind buxhetin për Qendrën Kinematografike
Gjatë vizitës në Qendrën Kinematografike të Kosovës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka bërë me dije se kjo ministri ka vendosur që ta rris 100 për qind buxhetin për qendrën e filmit.
Sipas ministrit Gashi, ky vendim ka ardhur si rezultat i punës së madhe dhe sukseseve të arritura ndërkombëtarisht të filmave kosovarë.
“Siç dihet kjo qendër ka pasur buxhet 600 mijë euro për mbështetjen e filmave dhe ne kemi vendosur që këtë buxhet ta rrisim 100 për qind dhe QKK-ja do ta ketë buxhetin për filma 1 milion e 200 mijë euro, kurse në total buxheti do të jete 1 milion e 400 mijë euro për shkak të punës së madhe që po ndodh në këtë qendër film”, ka thënë Gashi, duke shtuar se
me rritjen e buxhetit do të mundësohet financimi i 28 filmave.