MKRS-ja shpall konkursin për drejtor të Bibliotekës Kombëtare
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka shpallur sot konkursin për drejtor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Konkursi për drejtor është i hapur një muaj dhe të gjithë kandidatët e interesuar për këtë pozitë, të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit, do të mund të aplikojnë deri më 09.03.2024.
Gazeta “Epoka e re”, nga burimet e saj brenda MKRS-së, ka marrë vesh se me datën 15 Këshilli Drejtues i kësaj biblioteke do të mbajë një mbledhje, në të cilën do të vendosë për ushtruesin e detyrës të drejtorit pas kalimit të mandatit të drejtorit aktual, të cilit i përfundon mandati më 25 shkurt, pas dy mandateve radhazi.
Gjithashtu, “Epoka e re” ka marrë vesh se ushtrues detyre i drejtorit do të caktohet ose Tefik Mehmeti (ndihmësdrejtor), ose Izet Abdyli, shef i personelit, pasi që u.d.-të e tjerë të divizioneve janë në këto pozita kundërligjshëm që disa vjet prandaj, në bazë të ligjit për zyrtarët publikë, u pamundësohet zgjedhja u. d. e drejtorit të bibliotekës.
Konkursi_Drejtor_i_Bibliotekes_Kombetare_te_Kosoves.pdf (mkrs-ks.org)