MKRS-ja shpërndan libra për Luginën e Preshevës
03 mars 2021
| 11:59
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë nga 210 tituj librash për secilën bibliotekë komunale në Kosovë.
Drejtori i Bibliotekës së Prishtinës, Mynish Hyseni, ka thënë se gjendja e bibliotekave të qyteteve është e rëndë, “prandaj i gëzohen çdo dhurimi të librave që i bëhet, si nga ministria apo nga kushdo qoftë”.
Ndërsa ministrja në detyrë e MKRS-së, Vlora Dumoshi, ka thënë se këtë fond e shpërndajnë në 37 komuna të Kosovës, si dhe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.