MKRS-ja: Sot humbëm një artiste të çmuar
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka reaguar pas vdekjes se regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha.
Kjo ministri ka theksuar se ikja e parakohshme e Vjosës ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike dhe menaxheriale.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të regjisores dhe producentes, Vjosa Berisha. Ikja e parakohshme ka ndalur përgjysmë veprimtarinë e saj artistike, menaxheriale dhe kjo lë zbrazëti shumë të madhe në artin dhe kulturën e vendit tonë. Vjosa Berisha, në 50 vitet e saj, la një trashëgimi mbi 20 vjeçare në industrinë e filmit dhe ishte bashkëthemeluese dhe drejtore e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘PriFest’ për më shumë se një dekadë. Kolegialiteti, qasja pozitive dhe angazhimi i saj ishte i pashoq dhe do ti mungoj gjithë komunitetit artistik. Sot nuk e humbëm vetëm një artiste, por humbëm një person me vlera të çmuara që kontribuoi pareshtur për kulturën e re të vendit tonë. Ngushëllime familjes, miqve, dhe shoqërisë tonë!”, është thënë në reagimin e MKRS-së.