MKRS shpall konkurs projektimi: Fushë Kosova përfiton palestër të gjimnastikës
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur tri konkurse projektimi për të ndërtuar tri objekte të rëndësishme sportive në vend. Sipas këtij konkursi të shpallur nga MKRS-ja, Suhareka dhe Rahoveci do të përfitojnë nga një stadium ndërsa komuna e Fushë Kosovës, do të përfitojnë një palestër të gjimnastikës. Kështu ka bërë të ditur ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku.
Njoftimi i plotë:
Kemi shpallur tri konkurse projektimi për tri objekte të rëndësishme sportive në vend. Suhareka dhe Rahoveci do të bëhen me stadiume të reja futbolli, ndërsa Fushë Kosova me palestër të gjimnastikës.
Të tria komunat tashmë i kanë përfunduar me sukses procedurat e ndarjes së lokacioneve. I ftojmë studiot e arkitekturës që të bëhen pjesë e këtyre konkurseve me projekte kreative e profesionale në shërbim të sportit e sportistëve tanë.
Vazhdojmë pa humbur kohë në konsolidimin e infrastrukturës sportive dhe përgatitje për mikpritjen e Lojërave Mesdhetare 2030.