Mleqani e Vermica i japin përkrahje masive Vesel Krasniqit dhe Arbëreshë Krasniqit
04 shkurt 2025
| 10:22
Kandidatët për deputetë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, pjesë e koalicionit me AAK-në, Vesel Krasniqi dhe Arbëreshë Krasniqi, kanë marrë përkrahje të madhe nga banorët e fshatrave Mleqan dhe Vermicë të Malishevës.
Nënkryetari aktual i kësaj komune, Vesel Krasniqi dhe drejtoresha e Arsimit, Arbëreshë Krasniqi, kanë falënderuar banorët e këtij fshati për mbështetjen e dhënë.
Ish-deputetja e Nismës, Arbëreshë Krasniqi mban numrin 18, ndërsa ish-ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi mban numrin 20 në listën e kandidatëve për deputet nga AAK-NISMA – 137.