Mmoderatorja e sportit “çmendi” fansat, super “hot” nga ballkoni
06 nëntor 2020
| 12:20
Ajo është një ndër personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Është fjala për moderatoren e sportit, Lei Kraja, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale. Në profilet e saj, ajo ndan shpesh me ndjekësit foto shumë seksi.
Së fundmi, bukuroshja ka marrë vëmendjen e të gjithëve teksa ka postuar disa poza mjaft joshëse nga ballkoni. Kraja shfaqet e veshur me një bodysuit ngjyrë blu të errët, që i vë në pah linjat perfekte trupore.
“Duke bërë atë që shqiptarët dinë të bëjnë më mirë, duke futur hundët në punët e të tjerëve”, ka shkruar Lei krahas fotos.
Pozat e saj janë pëlqyer si gjithmonë shumë dhe fansat e saj nuk kanë ngurruar që ta komplimentojnë: “Me fat që të kemi o yll bote”.