MMPH-ja do të financojë realizimin edhe të katër projekteve për Kamenicën
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Kamenicës, për financimin e realizimit edhe të katër projekteve të reja.
Në profilin e tij në “Facebook”, Matoshi ka shkruar se këto projekte kapin vlerën totale prej 910.000 euro.
Postimi i plotë i Matoshit:
Sot në Kamenicë, me Kryetarin Qëndron Kastrati, nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilave Ministria e Mjedisit dge Planifikimit Hapësinor do të financojë realizimin edhe të katër projekteve.
- Rregullimi i shtratit të lumit Desivojcë – Shipashnicë në vlerë 700.000 euro
- Granti “Ta pastrojmē Kosovën” – 150.000 euro
- Administrimi i banesave në bashkëpronësi – 50.000 euro
- Pastrimi i zonave emergjente dhe kriterike – 10.000
Këto projekte në vlerë totale prej 910.000 euro që do të financohen plotësisht nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe do të implementohen nga Komuna e Kamenices, do të permiresojne kushtet e jeteses per banoret e komunes.
Besoj dhe shpresoj që procedurat e tenderimit dhe kontraktimit të përfundojnë sa më shpejt dhe të fillojnë punët në këto projekte. Urime