MMPH-ja ia ka borxh komunës së Prishtinës 7 milionë euro
Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) i ka borxh komunës së Prishtinës 7 milionë euro dhe deri më tani asaj i janë kthyer vetëm 800 mijë euro.
Ministrja e kësaj ministrie, Albena Reshitaj, pas një takimi që ka pasur me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se është arritur marrëveshje për të bërë pagesën për borxhet ndaj komunës se Prishtinës.
“Arritëm marrëveshje se si do të bëhet pagesa. Me vjen keq që kemi trashëguar një problematikë dhe çdo përgjegjësi që kemi do ta kryejmë”, ka theksuar ajo.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se pasi që të bëhet plani i pagesës, do të hiqen të gjitha paditë ndaj MMPH-së, raporton “Ekonomia Online”.
“U dakorduam që vitet e ardhshme të ketë plan pagesave dhe momentin që fillojnë pagesat, largohemi prej padive”, ka thënë Ahmeti..