MMPH-ja përkrahë Obiliqin me 200 mijë euro
Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, ka pritur të martën në takim kryetarin e komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, me të cilin kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi realizimin e projektit ” Ndërtimi dhe rregullimi i kanalizimit të fshatit Breznicë-Kozaricë, Obiliq”.
Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi ud. Ministri Matoshi vlerësoi se ky projekt ka rendësi të madhe për banorët e këtyre dy fshatrave dhe kap vlerën prej 200,000.00 euro, kurse për këtë vit MMPH-ja, këtë projekt e financon në vlerë prej : 100.000.00 eurosh.
Ai po ashtu, theksoi se do të mbështes komunën e Obiliqit në përmirësimin e gjendjes se mjedisit pasi që sipas tij kur është në rregull Obiliqi gjithë vendi ynë do të jetë i pastër dhe me një ajër më të mirë.
Nga ana tjetër kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi pasi falënderoi ud. Ministrin Matoshi, u zotua që do të angazhohet që ky projekt të realizohet me suksese.
Ud. Ministri Matoshi e kryetari Gashi u zotuan që do të vazhdojnë bashkëpunimin në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Komunën e Obiliqit.
/Epoka e re/