Mobilizim gjithëpërfshirës për fitoren e madhe të Partisë së Pavarësisë – shkurt 2025
Hisen Berisha
Në secilin qytet, në çdo lagje e fshat të Kosovës, forca e ndryshimit dhe vizioni për të ardhmen po mobilizohet nën flamurin e Partisë së Pavarësisë (Partisë Demokratike të Kosovës).
Me zemër të mbushura me besim dhe me mendje të përkushtuara për t’ia kthyer vendit frymën e zhvillimit, të gjithë bashkë po bëhemi një valë e re për fitoren e madhe që na pret në shkurt 2025.
Një ekip në çdo vendbanim, për një qëllim të përbashkët “Kosova mundet më mirë”
Nga qytetet më të mëdha deri te fshatrat më të largëta, po krijohen ekipe të mobilizuara që shtrihen në çdo shtëpi dhe në çdo rrugë.
Aktivistët tanë janë zëri i popullit që kërkon drejtësi, zhvillim dhe dinjitet kombëtar.
Ata janë të përkushtuar për të dëgjuar, për të përçuar vizionin tonë, dhe për të bindur secilin qytetar se Partia e Pavarësisë është rruga e vetme drejt një Kosove të fortë, të drejtë dhe të respektuar.
Në keto zgjedhje mobilizimi ynë është ndryshe!
Ky nuk është vetëm një angazhim elektoral, ky është një ideal për të cilin kemi luftuar dhe për të cilin do të punojmë me gjithë fuqinë.
Në çdo bisedë, në çdo takim, po e ndërtojmë një valë energjie që do të sjellë fitoren e madhe:
-Për një konomi që prodhon dhe punëson, për çka programi ynë siguron rritje të qëndrueshme ekonomike dhe më shumë mundësi për të gjithë.
-Për drejtësi të paanshme dhe institucione të fuqishme, larg duarve të korruptuara dhe ndikimeve të paligjshme.
-Për një Kosovë të dinjitetshme në botë, me fuqizimin e shtetësisë sonë dhe përfaqësimi i paepur ndërkombëtar.
Me Zotin para ne mbrapa, fitorja është e jona, gjegjësisht fitorja është e Kosovës.
Kështu që, në shkurt 2025, ne nuk do të dalim vetëm për të votuar, por do të dalim për të fituar. Çdo votë për PDK-në është një gur në themelet e ardhmërisë sonë të përbashkët. Me unitet dhe besim, fitorja është e pashmangshme.
Ky është momenti ynë, faktikisht ky është momenti i Kosovës!
Zoti para ne mbrapa, fitorja është jona-327
#MaMire131 #PDK #BedriHamzaKryeminister #hisenberisha67