Mobilizim i madh i Plisave, kthehet gjenerata e vjetër
“Plisat” e Prishtinës e kanë marrë shumë seriozisht situaten brenda tyre. Zhvillimet e fundit tek tifo-grupi kosovar “Plisat” po sjellin edhe reforma të reja në drejtimin e tyre.
“Plisat” kanë mbajtur sot një mbledhje të re ku kanë diskutuar zhvillimet e djeshme si dhe janë riorganizuar, atje ku janë rikthyer edhe gjeneratat e vjetra në grup.
Kujtojmë që “Plisat” janë distancuar dje nga ish-kryetari i tyre, Albert Kastrati i cili dyshohet për punë të paligjshme sipas tyre.
Ky është njoftimi i plotë i tyre.
“Plisat unanimisht qëndrojnë të vendosur për lajmin e djeshëm, ku me ç’rast sot organizuam një mbledhje me grupin për t’i diskutuar zhvillimet e djeshme.
Në mbledhje morrën pjesë themeluesit e tifogrupit, gjeneratat e vjetra dhe anëtarët aktivë të grupit. Edhe sot si gjithmonë kryesia e tifogrupit pati mbështetjen e gjithë anëtarëve.
Nga dje kemi marrë shumë reagime dhe mesazhe se do të rikthehen anëtarët e vjetër në kop, kështu duke reflektuar ndaj vendimit pozitiv të kryesisë së tifogrupit”