Mobilizim i madh për PDK-në dhe Ragip Xhakën gjithandej Kosovës

06 shkurt 2025 | 17:54

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ragip Xhaka ka marrë besimin e degës së PDK-së në Istog.
“Takim mobilizues dhe shumë produktiv me degën e PDK-së në Istog. Nga ta mora mbështetjen dhe u premtova se njëjtë do ta kenë edhe përkrahjen time. Falënderoj edhe kryetarin e degës, Ali Nimanaj për këtë mikpritje. Istogu mundet ma mirë, ashtu si e gjithë Kosova”, ka shkruar Xhaka për takimin mobilizues.
Kujtojmë që Ragip Xhaka synon të bëhet deputeti i parë i PDK-së nga diaspora, dhe ka gjithë mbështetjen e votuesve të PDK-së.
Ai është numri 34 në listë, numër që i biri, Granit Xhaka ka bërë historinë si lojtari shqiptar më i suksesshëm në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afrimi i muajit mars dhe ndeshjeve të para të kualifikuese…