Mobilizohet koalicioni global: Do ta shkatërrojmë ISIS-in

31 gusht 2021 | 17:08

Rishfaqja e Shtetit Islamik me sulmin vdekjeprurës në aeroportin e Kabulit që shkaktoi me dhjetarë viktima, ka mobilizuar koalicionin ndërkombëtar për luftën kundër këtij grupimi, qe nxori një deklaratë përmes së cilës zotohet se do të punojë për të eliminuar organizatën e dhunshme, por sidomos degën e saj në Afganistan.

Pjesë e koalicionit kundër ISIS-it është edhe Shqipëria, Kosova, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende tjera. “Ne do të përdorim të gjitha mjetet përfshirë ato ushtarake, të inteligjencës, diplomatike, ekonomike dhe të zbatimit të ligjit – për të siguruar humbjen e kësaj organizate brutale terroriste”, është thënë thënë në dokumentin e lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas dokumentit aleatët nuk do të dorëzohen në këtë luftë.

“Aty theksohet se vendet “do të angazhohen në identifikimin dhe sjelljen para drejtësisë të anëtarëve të grupit dhe se koalicioni e partnerët e tij vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah, siç bëne kur luftuan dhe arritën humbjen e Daesh/ISIS në Irak dhe Siri”, thuhet në dokument.

Disa raketa u hodhën drejt aeroportit të Kabulit mëngjesin e së hënës, teksa trupat amerikane përgatiteshin për tërheqje nga Afganistani.

Pesë raketa u lëshuan në aeroport, por u penguan nga sistemi i mbrojtjes raketore. Përgjegjësinë për hedhjen e tyre e mori Shteti Islamik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…