![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/8D43538E-55D3-4F3A-98E7-F800435E315B.jpeg)
Mobilizohet NISMA në Vushtrri e Skenderaj (Foto)
14 shtator 2019
| 16:55
Koalicioni NISMA, AKR-PD, pas konventës ku edhe zyrtarisht është nominuar për Kryeministër lideri i koalicionit Fatmir Limaj, në rrjetet sociale Rinia e NISMA-s kanë shpërndarë fotografi nga aktivitetet.
Në shpalosje të programit të NISMA-së shihet dhe prezenca e kandidatit të NISMA-s për deputet që mban numrin 110 Xhevdet Smakiqi dhe kandidati Avudllah Vojvoda i 38-i.
Ata i’u kanë shpjeguar qytetarëve programin me sloganin #Bashkepershtetin ku kanë ftuar qytetarët që t’i mbështetin në platformën e ndryshimit.
Ndryshe, Nisma në këto zgjedhje garon në koalicion me AKR-në dhe PD-në dhe lista e tyre ka 110 kandidat.