Mobilizohet PDK në Itali, njofton për aderime të reja dhe themelim të nëndegëve
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Itali ka njoftuar për aderime të reja.
Kryetari i kësaj dege, Patriot Krasniqi u ka uruar mirëseardhje Mefail dhe Egzon Thaçit.
Krasniqi poashtu ka njoftuar se paraprakisht kanë mbajtur takimin edhe me kryesinë e degës.
“Temë e diskutimit kanë qenë zhvillimet aktuale të degës, si dhe planifikimi per vazhdimin e themelimit të nëndegëve të tjera në Itali, po ashtu biseduam edhe për aktivitetet e ndryshme që do të mbahen gjatë festave dhe situatën aktuale politike në Kosovë”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Partia Demokratike e Kosovës, sipas tij, çdo ditë e më shumë është duke u fuqizuar në Itali, sepse mërgata thotë ai e kanë kuptuar qe gjendja aktuale dhe zhvillimet e fundit që janë duke ndodhur në Kosovë, sipas tij, nuk kanë qenë kurrë më keq që nga paslufta.
“Jam shumë falënderues ndaj secilit anëtare dhe aktivist e aktiviste të PDK-së në Itali, për punën e madhe dhe kontributin që janë duke e dhënë, që PDK-ja të rikthehet dhe të vazhdoj në shtyrjen e proceseve të mëdha për Kosovën, sepse këtë ka ditur të bëj vetëm Partia Demokratike e Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera ai.