Mobilizohet qeveria, të enjten mblidhet Këshilli i Sigurisë i Kosovës

14 qershor 2023 | 20:39

Për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, në të cilit sot u rrëmbyen tre policë të Kosovës, Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Kosovës, nën kryesimin e kryeministrit Albin Kurti, do të mblidhet të enjten për të diskutuar për hapat e mëtutjeshëm pas këtyre zhvillimeve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të KFOR-it, por edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Policia e Kosovës tha sot se tre pjesëtarë të saj janë arrestuar nga autoritetet serbe në afërsi të kufirit me Serbinë.

Policia e Kosovës tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s janë informuar dhe po e trajtojnë rastin.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se “rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për eskalim dhe destabilizim”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, ka kritikuar Përfaqësuesin…