Mobingu – Qasja në aspektin kriminalistik
Shkruan: Arben Dashevci –
Mobingu është një nga llojet e dhunës në vend të punës që po rritet më së shpejti në Bashkimin Evropian. Rreth 13 milionë punonjës i ekspozohen çdo vit kësaj dhune në vendin e punës në BE. Nga shtetet me numrin më të madh të mobingut prin Finlanda me 15%, Britania dhe Holanda me 14%, Suedia me 12%,Belgjika 11%, Franca dhe Irlanda 10% Danimarka me8%, ndërsa Gjermania dhe Luksemburgu 7%, Austria dhe Greqia me nga 5%, kurse Italia dhe Portugalia me 4%.
Diferenca e përqindjeve në dukurinë e mobingut është si rezultat i diferencave kulturore, dhe mënyrës se çka klasIifkojnë kulturat si normale.
Mobingu në vend të punës është lloj i presionit psiqik ose fzik që ushtrohet nga një grup individësh ose nga një individ i caktuar kundrejt një personi tjetër. Njëri nga shkencëtarët lider që identifkoi këtë dukuri, ishte suedezi Heinz Leymann. Një varg studimesh të cilat janë bërë në këtë fushë tregojnë se problemet që shkaktohen nga mob-ingu në vend të punës, lënë pasoja afatgjate në psikologjinë e viktimës.Gjetjet e një studimi të bërë në spitalet e Turqisë, tregojnë se nga 500 të anketuarë sa ishin në studim, 86% e tyrekishin përjetuar mobing në 12 muajt e fundit, kurse 10% etyre kishin menduar të bënin vetëvrasje si pasojë e dhunëspsikike që ishte ushtruar ndaj tyre
Mobingu si dukuri është kategorizuar në 5 fusha të ndryshme nga Leymann.
Ai flet për mobingun në vende të punës i cili vjen përmes komunikimit (injorimi i emailave, refuzimi i telefonatave dhe fshehja e informatave), sulm ndaj lidhjeve sociale të personit (thirrje emrash, izolim, bërtitje etj), sulm ndaj reputacionit të individit (thashetheme, gënjeshtra, shantazhe etj), sulm ndaj kualiteteve profesionale (sabotim i projekteve në punë, afatizimi joreal përkryerjen e punëve, mos dhënia e avancimeve dhe rritja epagës etj), sulm direkt në shëndetin e personit (të quajturit të personit i çmendur ose i sëmurë psikik, rritja e stresit ndaj atij personi në mënyrë që ai të sëmuret vërtet mentalisht,etj). Kur këto dukuri ushtrohen ndaj një individi mund të krijojnë stres, panik, shqetësim etj, thonë psikologët. Në disa raste, target viktima ka përfunduar me vetëvrasje.
Sa i përket terminologjisë, fjala rrjedh nga anglishtja “tomob”, që do të thotë të bashkohesh, të mbledhësh në gang-grupacion, ndërsa në legjislacionin francez mobingu paraqitet si: “Ngacmim psikologjik i përsëritur perms veprimeve që kanë qëllim apo pasojë, degradimin e kushteve të punës të punonjësit, të cilat mund të rrezikojnë dhe të shkaktojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dinjitetin, dëmtimin e shëndetit fzik dhe mendor, ose të rrezikojë të ardhmen profesionale të punëtorit”.
Nepotizmi ne pune.
Në shoqëritë perëndimore nepotizmi ngre brenga të mëdha legale. Nepotizmi shpesh quhet edhe korrupsioni i ditëve moderne dhe në shumicën e shteteve,sanksionet ligjore për këtë dukuri hyjnë nën kodin penal kundër korrupsionit. Në SHBA ligji nuk e ndalon marrjen në punë të një të afërmi, megjithatë studimet tregojnë se diku nga 10-40% e kompanive në SHBA mundohen të mbajnë politika formale të cilat ndalojnë një praktikë të tillë.
Trendi i politikave kundër nepotizmit në SHBA ka filluar të jetë më rigoroz në vitet 1950, për të pamundësuar punëdhënësit që të punësojnë meshkujt të cilët nuk ishin të aftë për punë. Në vitet 1960-1970, kur femrat po hynin në masë më të madhe në tregun e punës, politika të tilla paraqiten barrierë për to dhe shumë nga këto femra u bënë viktima të këtyre politikave (nepotizmit).
Termi nepotizëm vjen nga gjuha latine “nipos” që do të thotë “nip”.
Në mesjetë disa nga peshkopët dhe klerikët fetarë u jepnin pozita të preferuara nipërve të tyre (pasi nuk kishin bijë) kundrejt meritave.
Nepotizmi është praktikë në mesin e atyre me pushtet ose me ndikim që favorizojnë të afërmit apo miqtë, duke u dhënë atyre vende pune dhe rehati te nevojshme.
Politikat kundër Nepotizmit shpesh implementohen për të penguar favorizimin e një individi pa meritë në vend të punës. Në kohët moderne, shumë kompani kanë filluar që të aplikoj- në politika të brendshme kundër nepotizmit (posaçërisht kur në pyetje ishin bashkëshortët që punonin për të njëjtën organizatë me pretekstin se punësimi i dy bashkëshortëve nga e njëjta organizatë, do të mund të paraqiste problem për orarin e punës, gjegjësisht për marrjen e pushimeve të të dy bashkëshortëve në të njëjtën kohë) do t’i shkaktonte dëm kompanisë.
Nepotizmi është një problem global i cili nuk është direkt i sanksionuar me ligj në shumë vende të botës dhe atë për faktet që i përmendëm më lart. Si problem paraqitet theksueshëm nëpër vendet në tranzicion. Megjithatë, edhe disa nga organizatat më të mëdha botërore përballen me një problem të tillë.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës
Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës janë shkruar disa nene që garantojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, të cilat njëherësh janë vlera themelore të rregullimit Kushtetues. Këto dispozita kushtetuese janë të lidhura ngushtësisht edhe me parandalimin e shkeljes të së drejtave të punëtorëve si dhe shfaqjes së mobingut dhe nepotizmit.
Format e sipërpërmendura të abuzimeve në vende të punës si dhe favorizimi i të afërmve në punësim janë bërë evidente në dekadën e fundit.
Ligji i Punës i miratuar në vitin 2010, paraqet një nxitje të fuqishme drejt ofrimit të sigurisë dhe avancimit të gjendjes së punëtorëve. Ky ligj nga njëra anë e rregullon marrëdhënien e punës, kurse nga ana tjetër parandalon keqpërdorimet dhe shkeljet e tëdrejtave të punëtorëve ku në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe disa nga format e nepotizmit dhe mobingut. Qëllimi i këtij ligji është që t’i rregullojë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës në Republikën e Kosovës, dispozitat e këtij ligji zbatohen për të punësuarit dhe punëdhënësit në sektorin privat dhe publik në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Në nenin 3, paragrafi 1.17. është shkruar përkufizimi I diskriminimit në vend të punës. Në këtë paragraf thuhet se diskriminimi paraqet: “Çdo dallim që përfshin përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, që e ka fuqinë e anulimit ose mosdhënies së mundësive të barabarta për punësim, profesion apo ngritje “profesionale”.
Sanksionet në kodin penal
Veprat penale kundër jetës dhe trupit
Në Kodin Penal të Republikës së Kosovës i cili hyri në fuqi në janar të vitit 2013, në kapitullin XVI, ku dënohen veprat penale kundër jetës dhe trupit, neni 186 mbi ngacmimin parasheh sanksionimin e çdo individi i cili në një mënyrë shkakton frikësimin, lëndimin, dëmtimin e pasurisë apo vrasjen e personit tjetër ose të afërmve të tij, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vite. Kodi Penal e parasheh sanksionimin e këtyre akteve ose të çdo akti tjetër të ngjashem ne ambiente te ndryshme, duke perfshire edhe vendin e punes.
Në pyetjen për luftimin e korrupsionit ku bëjnë pjesë edhe nepotizmi dhe mobingu, Republika e Kosovës ballafaqohet edhe më tutje me problem te mospasjes së një politike koherente që t’i kundërvihet këtyre dukurive negative. Duhet që të bëhen përpjekje serioze në mënyrë që të jepet një mesazh i qartë për mostolerancë ndaj korrupsionit, për zhvillimin dhe forcimin e demokracisë, për forcimin e besimit tek qytetarët nëpërmjet shprehjes së lirisë dhe transparencës.
Mund të konkludohet se nepotizmi dhe mobingu, janë probleme të cilave duhet tu kushtohet më shumë vëmendje nga institucionet e Kosovës, qytetarët besojnë që të dy këto dukuri janë shumë të përhapura në Republikën e Kosovës, dhe prej këtu del nevoja për disa rekomandime në formë të komponentëve që do të mund të ndihmonin në parandalimin dhe luftimin e këtyre dukurive.
Parandalimi i Nepotizmit dhe i Mobingut në vende të punës
Nepotizmi është dukuri prej së cilës përftojnë të dyja gjinitë, ndërsa diskriminimi në vend të punës nuk del të jetë problem shumë i madh në tregun e punës në Kosovë. Regjioni nga vijnë të punësuarit duket të jetë problemi më i madh që i bënë ata të ndihen të diskriminuar. Nga kjo del se, institucionet përkatëse duhet të luajnë një rol më të madh në parandalimin e nepotizmit sesa në luftimin e tij, duke e marrë parasysh faktin se përhapja e kësaj dukurie në shoqërinë tonë, nuk lë sferë të jetës pa e atakuar. Parandalimi më i mirë në rastin e Kosovës do të ishte që politika të mbajë duart sa më larg nga punësimi klientelist, bazuar mbi bindjet politike. Bordet e agjencive publike dhe institucioneve ku vendimmarrja behet në shkallë të lartë (bordi) të gjithë brenda vetës kanë njerëz të ndikuar politikisht, andaj Kosovës i duhet që urgjentisht të merr masa ndaj një praktike të tillë ani pse këta njerëz ndoshta teknikisht nuk janë militant partiak, por dihet që ndikimi politik në këto agjenci është në nivel shumë të lartë. Nëse politika ka ndikim në agjencitë publike të cilat duhet të jenë tërsisht të pavarura, atëherë, nuk mund të flasim për një rekrutim korrekt të punëtorëve në vend të punës.
Një shembull i mirë për t’u ndjekur nga të gjitha institucionet relevante, është Policia e Kosovës, besimin më të madh tek qytetarët e gëzon Policia.
I përmenda se çka ndodhë në BE dhe në shtetet bashëkohore në pika të shkurta, por te ne nuk kam çka të permend dhe as të shtojë,sepse ndodhë shumë dhe duhet të zgjedhë ndonjë skandal me priotiet, për atë nuk po e zgjedhi asnjë, janë thjeshtë të panumërta.
Te ne mbretëron motoja, le more burr harroje, shneta me rendësi, ske qka t’i bësh, mos fol, prandaj ku janë të gjithë aty edhe unë.
Pra shëndeti se tjerat bëhen.
Mobingu rasti im
Case Study (Studim i rastit) tim, në vend të punës në Gjermani 1996.
Do te paraqes rastin tim me 9 shkronjat e arta Kriminalistike, që të jem i qartë në hyrje, i kuptueshëm në metodologji dhe fundi të jetë domethënës dhe i kuptueshëm.
E marr shembull vetën time dhe askënd tjetër, ndodhin time spjegoj çka më ka ndodhur mua, dhe si ka përfunduar rasti, dhe çka do të thotë drejtori i sinqert, respekti për mua dhe fundi fenomenal.
Të them të vërtetën edhe pse ka qenë e hidhur për mua, nese nuk e themi të vërtetën edhe nëse është e hidhur, atëherë çka po mbetet prej karakterit, nuk mbet asgjë më.
Pra: 1.çka, 2.kush, 3.ku, 4.kur, 5.si , 6.me çka, 7. perse, 8. me kë, dhe 9. me kë, kë apo çka.
Me 1996 në Gjermani, në vendin e punës.
- Ҫka
Une fillestar, dhe i pa përvoj, lëshova atdheun për shkaqe të situatës, ekonomike, politike, dhe okupuese, Dy prinderit mbeten pa punë (baba Inxhinier i analizave instrumentale, Nëna Tregtare), ne tre djemtë gjithë të pa punë.
Baba në ilegale dhe aktivist për çështjen e vendit tonë,më ra mua të dal në mërgim dhe të siguroj familjën,në aspektin material, djali më i madh përgjegjësia më e madhe.
- Kush
Fabrikë e betonit, une ndihmës puntor dhe shefi im në repartin e caktuar Gjerman. Mësova punën në kohë rekorde, dhe pothuajse dola më i miri në atë kompani (e mësova nga zori), sepse rugdalje tjetër nuk kasha.
- Ku
Në atë kompani shefi (mbikqyrësi) im fillojë me ofendimet, me fjalë të rënda, dhe të pamatura, ti nuk dinë, ti duhesh të largohesh nga kjo makinë, dhe të lutem shko në repart tjetër, largohu nga këtu, ose të largoj nga puna, (Frika e tij ishte aftësia ime), dhe presioni nuk kishte të ndalur.
- Kur
Në vitin 1996 unë në vend të huaj,dhe i pa pervojë,mendimet për familje me bënin të mos flas(mos ta kundërshtoj mbikëqyrësin tim) ,bile edhe asnjë fjalë mos ta them,vetëm që ti siguroj ata(familjen time) ,me moton krejt çka fitojë ia dërgoj nënës time.
- Si
Eskaloj situata drejtori më në fund e hetoj rastin, dhe përgjegjësi im ju drejtua me fjalë, këtë të huaj nuk e dua këtu largoje. Drejtori kërkoj që të dy të shkojmë në zyre, dhe pastaj urdhëroj krejt repartin ta ndalojmë punën sepse tha kam diqka për të ju thënë të gjithëve.
- Me çka
Me vepër fjala e tij (drejtorit) ishte vepër.
Këto ishin fjalët e tij.Ky djalosh punon më mirë se ti, dinë më mirë se ti, është fantastik dhe fenomenal në punë, punon nga 10 orë në ditë, flet shumë gjuhë, dhe ti o përgjegjës i repartit, ja ku e ke derën mundesh të shkosh që tash, kurse ky i ri që ti ja ke zënë diellin përmbi kokë, ky do të rri këtu për sa të jetoj unë vet,dhe për sa te ekzistoj kjo kompani.
Këto ishin fjalët e drejtorit.
Shefi i repartit e pa se çka ka bërë,dhe humbi ai në këtë rast, dhe më kërkoj falje oficiele para 230 punëtorëve dhe më tha, si e mësove këtë punë, si aq shpejt më trego, ja spjegova para të gjithëve se vi nga Kosova, kam familjën me mbajtë, kam me u kujdes për ta, sepse janë pa asgjë dhe e mesova nga zori.
Vazhdova dhe i thashë se kjo është aryeja e vetme e durimit tim në këtë rast, të kam duruar vetëm për këto arsye dhe asnje arsye tjetër, i tregova se kemi 36 shkronja në alfabet, dhe çdo gjuhë është e lehtë për ne, sepse pothuajse të gjitha gjuhët kanë mësuar dhe kan mare diqka nga gjuha jonë, pra jemi natyralisht poliglot, kështu i thashë.
- Përse
I thashë prap para të gjithëve: brenga jote primare ka qenë se mos po ta zë vendin tënd, jo thash kurrë dhe as atëherë, pra rri shlirë dhe shijoje jetën dhe vendin e punës si shef reparti.
- Me kë
I thashë unë në momentin e parë do të kthehem në shtëpinë time me familjen time në atëdheun tim, e ndiej veten si musafir këtu, por si musafir i mirë dhe i sinqertë, jam falenderues ndaj shtetit tënd deri në pafundësi, për mikpitjen që na keni bërë, edhe unë po mundohem me djersën time me shpaguar mikpritjen e juaj dhe po ndihmoj familjen time.
Në atë kompani qëndrova deri sa u ktheva në Kosovën time. Dhe sa mirë qe u ktheva në vendin tim, nuk kam fjalë të përshkruaj gëzimin tim kur u ktheva në vitin 2000.
- Me kë, kë apo çka
U ktheva me grua dhe një djalë që më lindi atje, gëzimi i parë i jetës time, dhe pasuan edhe tre fëmijë te mrekullueshëm mbas tij, por në Kosoven time të lirë.
Dhe krejt për Fund
Realizimi i këtij komponenti duhet të fillojë sa më parë nga institucionet relevante, kjo për arsye se me hartimin e një planprogrami mësimor, gjeneratat e reja të cilat vijojnë procesin mësimor do t’i përgatiste në mënyrë adekuate që të mos përfshihen në këtë dukuri dhe ta parandalojnë atë duke e raportuar në institucionet kompetente. Trajnimi i personelit në vende të punës do të luante një rol të rëndësishëm, së paku për raportimin e mobingut dhe të nepotizmit në vende te punës.