Mocioni i AAK-së për shkarkimin e qeverisë Kurti, ky është qëndrimi i Abdixhikut

06 qershor 2023 | 13:06

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që udhëheqë është e shqetësuar për gjendjen në veri të vendit dhe nuk është e interesuar për deklarime e beteja politike.

Këtë deklaratë ai e bërë kur është pyetur nga gazetarët nëse LDK-ja do ta përkrah mocionin e AAK-së për rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Mocioni është veprim politik i cili realizohet kur ka vota. Ju e dini numrin e opozitës në Kuvend. Nuk jemi të interesuar për deklarime politike e beteja politike, por jemi të shqetësuar për gjendjen në veri dhe rrugën që duhet të kemi përpara me aleatët tanë. Kjo është preokupim për ne, çështje të tjera janë të rendit të dytë”, ka thënë Abdixhiku pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar dhe atë evropian, Miroslav Lajçak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo nuk ka dyshim se është njëra nga modelet më…