Mocioni i LDK-së, Grenelli: Çështjet politike nuk janë fokusi im

20 mars 2020 | 14:16

I dërguari special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zgjedhur të mos flas rreth zhvillimeve aktuale në vend, për rrëzimin e qeverisë Kurti, pas një mocion mosbesimi të paralajmëruar nga LDK-ja.

“Çështjet politike nuk janë fokusi i tij”, ka thënë për “klankosova.tv”, zëdhënësi i Richard Grenellit, Dick Custin.

Custin, në përgjigjen e tij ka shtuar se emisari Richard Grenell është i fokusuar në krijimin e vendeve të reja të punës.

“Fokusi i ambasadorit Grenell është në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e mundësive për punë”, ka thënë ai.

Kosova aktualisht gjendet në një krizë politike ndërsa dhe vazhdon të përballet edhe me pandeminë e koronavirusit.

Qeveria Kurti rrezikon të bie, pasi kryetari i LDK-së Isa Mustafa , ka iniciuar mocionin e mosbesimit që do të rezultonte me prishje koalicioni, pasi Kryeministri Albin Kurti pa paralajmërim e ka shkarkuar Agim Veliun e LDK-së nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbledhur nënshkrimet për inicimin…