Mocioni u iniciua pasi Haradinaj shprehi pakënaqësi ndaj qeverisë Hoti

11 gusht 2020 | 08:39

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Kosova sa ishte nën qeverisjen e Albin Kurtit ishte ndër vendet që më së miri në botë ka menaxhuar pandeminë. “Sot Kosova është vendi që ka më së shumti të infektuar në botë në bazë të numrit të popullatës. Ia kemi kaluar edhe Italisë që të gjithë e dimë çfarë lajme vinin nga andej”, ka thënë ajo.

Nagavci thotë se me Arben Vitinë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë qytetarët respektonin masat për mbrojtje nga koronavirusi. “Kemi pasur një ministër të Shëndetësisë që ka qenë profesionist dhe që ka gëzuar autoritet te qytetarët. Paraqitjet e përbashkëta të ministrit Vitia me kryeministrin Kurti kanë ofruar një lloj sigurie te qytetarët”, ka thënë Nagavci në RTV Dukagjini.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes thotë se qeveria aktuale duke ndryshuar masat pa paralajmërime po shkakton habi te qytetarët. Duke folur për mocionin e iniciuar nga Lëvizje Vetëvendosje, Nagavci thotë se nevojiten edhe nëntë nënshkrime për t’u formalizuar mocioni. “PDK-ja po tregon se është një pseudoopozitë pasi që çdo opozitë synon rrëzimin e qeverisë. Ajo ndryshe veproi me mocionin e LDK-së, edhe pse ishte kohë pandemie. Ne kemi parë edhe deklaratat publike të liderit të AAK-së, zotit Haradinaj, që u deklarua disa herë se ishte i pakënaqur me qeverinë e Avdullah Hotit dhe i kishte kryesisht vërejtjet e tij në raport me dialogun. Në këtë situatë ishte e natyrshme që edhe ne të kërkojmë veprime konkrete”, ka deklaruar Arbërie Nagavci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka…