Modeli brazilian martohet me nëntë gra, thotë se po feston “dashurinë e lirë”

18 nëntor 2021 | 14:06

Modeli brazilian, Arthur O Urso, vendosi të martohej me nëntë gra në një martesë kolektive për të festuar “dashurinë e lirë”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, dasma u zhvillua në një kishë katolike në qytetin e Sao Paulos.

Arthur ishte më herët i martuar vetëm me Luana Kazaki, derisa dyshja tashmë kanë kaluar së bashku muajin e mjaltit.

Megjithatë, ata vendosën të zyrtarizojnë martesën me nëntë gra të tjera për të festuar ‘dashurinë e lirë’ dhe për të protestuar kundër monogamisë.

Në martesën e tyre të parë, Arthur dhe Luana fituan famë duke publikuar foto të muajit të tyre të mjaltit në një qytet liberal francez, në Cap D’Agde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda angleze, Steven Gerrard ka refuzuar të tregojë nesë mendon…