Modeli i flokëve të Lady Gagas do të mbahet mend gjatë
30 janar 2018
| 10:55
Një nga ngjarjet më të rëndësishme të javës ishte ceremonia e çmimeve Grammy.
Ka artiste të cilat bien në sy jo vetëm për veshjet, por edhe për modelin e flokëve. E tillë është Lady Gaga.
Këngëtarja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një fund të zi të gjatë. Por, ajo çfarë ra në sy tek Gaga është modeli i flokëve, për të cilat parukieri i saj Frederic Aspiras është kujdesur në mënyrë të veçantë për dy ditë me radhë.