Modeli i ri nga Volkswageni, i inspiruar nga veturat e vjetra

31 dhjetor 2023 | 08:26

Volkswagen pritet të prezantojë modelin e ri elektrik ID.2 në vitin 2026, i cili thuhet të kapë vlerën e 25 mijë eurove.

Por, modeli i ri vjen me një ndryshim në ekranin me prekje, duke zbuluar se VW Golf po e zëvendëson atë me buton fizik.

Kjo për faktin se, ekrani me prekje në Golf 8 dhe ID.3 elektrike, ka dëshmuar se nuk po pëlqehet shumë nga blerësit, gjë që e detyroi kompaninë të merrte një kthesë e t’i përgjigjej kritikave.

Megjithatë, ende nuk dihet se sa do të jenë të kënaqur tradicionalistët me modelet e reja, pasi opsionet e vetme nga Volkswagen në të ardhmen do të jenë vetëm ato elektrike.

Përveç butonit fizik, modeli i ri përfshin edhe teknologji dixhitale adaptive për imitimin e instrumenteve të modeluara sipas gjeneratës së parë të Golf-it dhe Beettle.

Me rrotullimin e çelësit, vozitësi mund të ndryshojë mënyrat e drejtimit të veturës, ku përfshihen modalitetet ID, Classic, dhe Retro, të cilat kthejnë emocionet e vjetra përmes dritave, odometrave, dhe një radioje të vjetër nga Beetle.

E vetmja pjesë digjitale mbetet ora nga VW Golf, duke e bërë këtë model një kombinim të shkëlqyer të modernitetit dhe nostalgjisë.

Adhuruesit e brendit gjerman po e vlerësojnë këtë inovacion, madje besojnë se ky hap do të jetë frymëzim edhe për prodhuesit e tjerë të veturave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Rubens Shima Vasil Ristani lindi më 1908 në Lliar…