Modelja 24 vjeçare gjendet e vetëvarur pas problemeve me ankthin (FOTOT)

08 mars 2023 | 11:15

Modelja e njohur në rrjetet erotike me pagesë ka vrarë veten ditën e Vitit të Ri, pasi nuk arriti të tejkalonte problemet me ankthin e depresionin, u tha sot në seancën dëgjimore të çështjesh.

Më 2 janar 2022, Amy Gregory, e cila përdorte emrin Chloe Love në aktivitetin e saj online, u gjet e vetëvarur në shtëpinë e saj në Barry, Uells, pas disa precedentëve që kishte me problemet mendore.

E reja ishte e pëlqyer nga kolegët dhe fansat në rrjetin erotik Babestation, teksa miqtë e saj kanë ngritur një faqe për mbledhje fondesh bamirësie pas vdekjes së saj, si dhe i bëjnë homazhe “të resë së bukur dhe inteligjente”.

“Shijoi sa mundi jetën”/ Modelja 24 vjeçare gjendet e

Mjekësia ligjore vendosi se shkaku i vdekjes ishte presioni në qafë prej varjes.

Mjekja ligjore Patricia Morgan tha: “Amy Louise Gregory, 24 vjeçe kishte precedentë të vuajtjes nga ankthi e depresioni. Më 2 janar 2022 ajo u gjet në shtëpinë e saj, ku u shpall e vdekur nga vetëvrasja”.

Nëna e saj Karina i bënte homazh të bijës pas vdekjes së parakohshme, duke thënë: “Amy ishte një vajzë inteligjente, ambicioze, me një zemër të butë e buzëqeshje të madhe. Për vitet e saj ajo kishte provuar më tepër se shumica në moshën e saj. Ishte e fortë dhe kishte kaluar shumë vështirësi. Shijoi sa mundi jetën e saj të shkurtër. Familjen do ta marrë malli shumë”.

“Shijoi sa mundi jetën”/ Modelja 24 vjeçare gjendet e

Amy kishte punuar si modele erotike dhe njihej nga fansat me pseudonimin Chloe Love, por shpeshherë pësonte periudha depresioni të thellë.

Në funeralin e Amy vitin e shkuar ishin dhe qentë e saj të dashur. Miqtë dhe familjarët e të ndjerës përveç mbledhjes së fondeve, kanë bërë donacione për rritjen e ndërgjegjësimit ndaj shëndetit mendor dhe organizatave që ofrojnë ndihmë për krizat e dhimbjes e trishtimit te të rinjtë.

“Shijoi sa mundi jetën”/ Modelja 24 vjeçare gjendet e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka nisur lëvizjet e para për ndërtimin…