Modelja e famshme mbulon gjoksin me varësen e ‘mushkërive të arta’
13 korrik 2021
| 16:15
Modelja e famshme, Bella Hadid, i ka habitur të gjithë në Festivalin e Kanës. Ajo u shfaq me një varëse domethënëse, ndryshe nga çdokush tjetër në tapetin e kuq.
24-vjeçarja mbante një varëse në ngjyrë të florinjtë me motive të frymëzuara nga mushkëritë e njeriut, e krijuar nga Daniel Roseberry për koleksionin e Schiaparelli.
Vepra e quajtur “Trompe l’œil” (Iluzion syri) përshkruan iluzionin artistik që bën të besosh se një detaj i sheshtë apo i pikturuar që po sheh të duket si objekt tre-dimensional.
Modelja mbante veshur një fustan të zi me mëngë të gjata me një hapje të ulët në gjoks.