Modelja e famshme poston pozën seksi
Ata janë një ndër çiftet më të komentuara dhe të ndjekura në rrjetet sociale. Është fjala për John Legend dhe Chrissy Teigen, të cilët nuk kanë problem që të tregojnë momentet e bukura dhe të trishtuara të jetës së tyre.
Këngëtari dhe modelja ndajnë me ndjekësit e tyre thuajse gjithçka, madhe edhe komentet pikante që herë pas here i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa modelja ka ndarë në llogarinë e saj në “Instagram” një foto shumë seksi ku shfaqet me të brendshme, ndërsa krahas saj shkruan: “Fuck it“.
Gjithçka në rregull, deri në momentin që shohim komentin epik të John Legend, i cili s’i ka rezistuar dot pozës së partneres së tij.
“Mos të të vijë keq kur ta bëj”- shkruan ai, koment i cili ka habitur edhe vetë Chrissy-n.
Ndërkohë kujtojmë se pak javë më parë, dyshja ndau lajmin më të dhimbshëm të jetës së tyre, abortin e fëmijës së tretë.