Modelja e famshme pozon e gjitha e zhveshur
12 korrik 2021
| 10:53
Super modelja, Heidi Klum, ka treguar për të disaten herë se vitet për të janë thjesht një numër.
Modelja me famë botërore nuk nguron asnjëherë të ndajë me ndjekësit poza mjaft provokuese dhe të njëjtën gjë ka bërë dhe së fundmi.
Klum ka ndarë në “Instagram” një fotografi ku shfaqet e zhveshur, ndërsa mbante vetëm një këmishë të bardhë.
Heidi dukej më e lumtur se kurrë ndërsa shijonte një pasdite të qetë nën rrezet e diellit me burrin e saj, Tom Kaulitz.