Modelja e famshme zbulon tatuazhin pranë të pasmeve
26 gusht 2020
| 14:28
Modelja e famshme, Emily Ratajkowski, ka zbuluar prej kohësh se nuk e ka aspak problem që të ekspozojë format e saj trupore.
Në profilin e saj në “Instagram” mund të gjeni poza nga më të ndryshmet, me bikini, me veshje ekstravagante, pa reçipeta apo edhe nudo fare.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet e gjitha pa asnjë rrobë veshur. Me këtë pozë, ajo ka dashur që të tregojë edhe tatuazhin e fundit pranë të pasmeve.
Ratajkowski pozoi e shtrirë përmbys dhe në plan të parë vuri të pasmet e saj ku në shpinë i dukej tatuazhi i ri “Emrata”.
Emily ka bërë tatuazh në trup dy germat e para të emrit dhe katër gërmat e para të mbiemrit të saj. “Dëshiroj t’ju them se kjo ishte e përhershme,”- shkroi modelja në përshkrimin e fotos hot.