Modelja e Instagramit ther të ëmën dhe i nxjerr organet

16 dhjetor 2020 | 10:25

Një vajzë që po kërkonte medoemos të bëhej e famshme në Instagram vrau me gjakftohtësi nënën e saj gjatë një sulmi të tërbuar me thikë, thonë policët.

Studentja e mjekësisë Anna Leikovic, 21, nga Moldavia, më pas lau gjakun në dush dhe shkoi të takonte të dashurin e saj për një takim, sipas raporteve.

E reja është “e dyshuar për kryerjen e një krimi të tmerrshëm”, raportoi gazeta Komsomolskaya Pravda, duke cituar policinë në Comrat.

Leikovic thuhet se fillimisht goditi me thikë nënën e saj Praskovya Leikovic, 40, në shtëpi.

Mamaja e saj – e cila nuk vdiq menjëherë – iu nënshtrua një vdekjeje të hidhur dhe të tërbuar. Eshtë pohuar se pasi theri nënën e saj dhe ndërsa Praskovya ishte ende gjallë, “ajo më pas preu zemrën e saj”.

“Eshtë e vështirë të besosh, por ajo preu zemrën në kuptimin më të mirëfilltë të fjalës,” shkruan gazeta.

Leikovic pastaj nxori organet e tjera të brendshme të mamasë së saj duke përfshirë mushkëritë dhe zorrët me një thikë kuzhine, pohohet.

Studentja e mjekësisë, e cila ka 9,400 ndjekës në Instagram, u paraqit në gjykatë pasi u ndalua të nesërmen pas vdekjes së tmerrshme të mamasë së saj.

Pamjet në video e tregonin atë në mënyrë të çuditshme të shtrirë në bankën e të akuzuarve, duke pastruar thonjtë e saj, para se të qëndronte në këmbë kur gjyqtari hyri në gjykatë.

Kur një gazetar thirri dhe e pyeti nëse ajo e kishte therur dhe gjymtuar nënën e saj, Leikovic thuhet se qeshi dhe u përgjigj ‘lamtumirë’.

Krimi monstruoz/ Modelja e Instagramit ther të ëmën dhe i nxjerr

Krimi monstruoz/ Modelja e Instagramit ther të ëmën dhe i nxjerr

Krimi monstruoz/ Modelja e Instagramit ther të ëmën dhe i nxjerr

Krimi monstruoz/ Modelja e Instagramit ther të ëmën dhe i nxjerr

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lauren Goodger njihet për operacionet plastike, pasi ka pranuar gjithçka,…