Modelja e njohur tregon defektin e saj në trup
Gruaja e këngëtarit të famshëm John Legend, Chrissy Teigen, ka rreth 21 milion ndjekës në Instagram, ajo është shumë e bukur, e pasur, por ka një pjesë të trupit që jo vetëm nuk i pëlqen por ajo përpiqet ta fshehë sa të mundet.
Bëhet fjalë për gishtat e këmbëve të saj dhe e ftuar dje në “The Ellen DeGeneres Show”, 32-vjeçarja tregoi sekretin që e “mundon”.
Ajo tha: “Këmbët e mia janë të tmerrshme. Tani e di që do fokusoheni tek ato. I kam si këmbë aziatike që jetojnë në xhungël, të krijuara për t’u ngjitur në pemë.
Madje në kontratën me Sport Illustrated ju bëra të ditur se nuk do t’i nxirrja këmbët dhe i zhyta në rërë.”
Modelja u përpoq t’i fshihte me çdo kusht gjatë emisionit. Më pas prezantuesja e pyeti se përse nuk mban këpucë që nuk ja ekspozojnë këmbët.
Modelja gjithashtu u përgjigj me humor: “Nuk vesh dot çizme dhe mendova se askush s’do të m’i shihte nga afër. Xhon (Legend) thotë gjithmonë se kur unë të vdes në vend që të më mbulojë fytyrën ai duhet të më mbulojë menjëherë këmbët”.