Modelja Emily zbulon trupin me veshje transparente
11 prill 2024
| 11:48
Emily Ratajkowski nuk ka ndërmend të heqë dorë nga veshjet që të mbulojnë, por i tregojnë të gjitha.
Veshur me një palë tanga të zeza dhe fund të bardhë, lino thuajse transparent, modelja veshi xhizme të zeza të gjata dhe në pjesën e sipërme mbajti po të njëjtën linjë ngjyrash me një kanotierë të shkurtër, të zezë dhe një triko lino të hollë hedhur krahëve.
EmRata e tregoi veshjen e saj në Instagram veç nga pjesa e pasme, por mediat e gjetën dhe komentuan gjatë këtë kombinim, që sipas disave, nëse vishet rrugëve të New York do bëhet pis shumë shpejt.