Modelja Heidi Lushtaku dhe futbollisti Merih Demiral bëhen prindër për herë të dytë
03 qershor 2024
| 22:32
Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, futbollisti turk Merih Demiral, u bënë prindër sërish të një djali.
Lajmin e kanë bërë të ditur me ndjekësit me anë të një postimi të ndarë në rrjete sociale. “Gruaja ime e dashur dhe djemtë e mi”, thuhet në postim.
Çifti janë bashkë prej shumë vitesh, gjersa takimi i tyre i parë ka qenë në Zvicër në një darkë me miq të përbashkët.
Futbollisti gjithashtu është tetë vjet më i vogël se bukuroshja nga Drenica.
Heidi më parë ka qenë në një lidhje disavjeçare me boksierin Robin Krasniqi.