Modelja i jep fund lidhjes me ish-bashkëshortin e Kourtney Kardashian

08 shtator 2021 | 18:21

Scott Disick dhe Amelia Hamlin i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas një viti.

Ajo i dha fund. Do të ndodhte padyshim, por drama e javës së kaluar e shpejtoi ndarjen,”- tha një burim i brendshëm sipas “Yahoo Entertainment”.

Javën e kaluar, Scott i dërgoi një mesazh në Instagram ish-bashkëshortes së tij, Kourtney Kardashian, me të cilën ka tre fëmijë. Kjo ndodhi gjatë kohës që Kourtney po shijonte pushimet së bashku me të dashurin, Travis Barker, në Itali.

Ndonëse Amelia nuk tha asgjë konkrete, duket se kjo situatë e ka shtyrë të marrë vendimin për t’i dhënë fund lidhjes me Scott.

Amelia është ndarë nga Scott. Ajo dëshiron të jetë e fortë dhe të vazhdojë përpara. Ajo ka kaluar shumë dhe kishte ardhur koha. Miqtë e saj po e mbështesin. Të gjithë e dinë se ajo meriton më mirë. Ajo e di këtë gjithashtu,“- tha një burim i brendshëm.”Ata janë grindur shumë kohët e fundit dhe mesazhet e Scott-it për Kourtney-n vërtet e mërzitën Amelia-n. Ajo ndihej shumë e turpëruar për të gjithë situatën, ndërsa Scott nuk ndihej i penduar. Është vërtet e vështirë të dalësh me Scott, sepse ai kurrë nuk do ta harrojë plotësisht Kourtney. Shumë miq të dyshes pajtohen me idenë se ndarja ishte zgjidhja më e mirë”, shtoi burimi.

Nëna e Hamlin, Lisa Rinna, ka treguar me anë të disa postimeve në rrjete sociale se është shumë e lumtur që e bija u nda nga Scott. Së bashku me bashkëshortin e saj, që në fillim kishin shprehur mospëlqimin e Scott e për më tepër ishin të bindur se kjo marrëdhënie do të ndikonte negativisht në shëndetin mendor të vajzës së tyre.

amelia hamlin scott disick (3)

scott disick kourtney kardashian (6)

amelia hamlin scott disick (1)

amelia hamlin scott disick (6)

amelia hamlin scott disick (5)

amelia hamlin scott disick (10)

amelia hamlin scott disick (11)

amelia hamlin scott disick (8)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendimi më i fundit për vaksinim të detyrueshëm ka nxjerrë…