Modelja në alarm, i shkatërrohet sedilja e ‘Porsche’ nga…
12 nëntor 2020
| 14:07
Një modele u tmerrua, pasi pretendon se ‘jumpsuit-i’ që kishte veshur i shkatërroi Porsche e saj të ri prej 60 mijë paund. Sipas saj, kjo veshje i nxiu sediljen e mjetit luksoz.
Nina Bailey, 30 vjeçe nga Londra, tha për mediat britanike se shpenzoi shumën marramendëse për makinën dhe fajësoi firmën e njohur të veshjeve për këtë ‘jumpsuit’ skandaloz.
Ajo pretendon se firma e veshjeve i ka kërkuar falje, por kanë deklaruar se nuk mbajnë përgjegjësi për dëmin.