Modelja ruse publikon një foto me vello, komenton Don Xhoni

12 tetor 2021 | 16:46

Modelja ruse, Ariana Lirey, tashmë njihet për pëlqimin që ka ndaj këngëtarit nga Drenica, Don Xhoni.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto me vello, ndërkaq nuk ka munguar komenti i reperit kosovar.

“Just wow”, ka komentuar Don Xhoni.

Nuk ka munguar as komenti i modeles.

“A po të pëlqen kjo”, ka replikuar modelja, ku duket se e ka fjalën për vellon që mban veshur.

Ndryshe, Don Xhoni dhe modelja ruse tash e disa kohë njihen për flirtin në rrjetet sociale, ku shkëmbejnë mesazhe e komente në fotografitë që publikojnë.

Ariana Lirey madje kishte bërë tatuazh fytyrën e këngëtarit nga Kosova.

Përveç kësaj, ajo në një postim në Instagram, ku kishte publikuar një foto, si përshkrim kishte zgjedhur të shkruajë “Zonja Isufi”, duke u referuar në mbiemrin e Xhonatan Isufit, i njohur për publikun si Don Xhoni.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli po insiston vazhdimisht në një transferim të mundshëm të…