
Modelja seksi bën testin për Covid-19, zbulon rezultatin në rrjetet sociale
Gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit, të gjithëve u është këshilluar që të mos bëjnë udhëtime të gjata. Por disa për shkak të punës u është dashur që të shkojnë sa në një vend në tjetrin.
Një nga personazhet e njohur të ekranit, Oriola Marashi, ka udhëtuar herë pas here për shkak të punës. Lëvizjet e saj të shpeshta e kanë vënë në rrezik modelen, e cila i është nënshtruar një testi për Covid-19.
Ka qenë vetë Oriola që ka postuar në “Instastory” rezultatet e testit të saj, i cili fatmirësisht ka rezultuar negativ. E menjëherë sapo ka marrë vesh që nuk është infektuar me Covid-19, ka vendosur që të takojë të dashurit e saj.
Nga ana tjetër kujtojmë se prej kohësh modelja bukuroshe po shijon romancën e saj me futbollistin Eros Grezda, ndërsa kjo lidhje vjen shpesh në qendër të vëmendjes së mediave rozë.