Modelja seksi ende nuk ka gjetur të dashur
Pas ndarjes nga i dashuri bos droge, modelja e njohur Trejsi Sejdini ka zbuluar se ende nuk ka gjetur një të dashur të ri.
Gangsterja e Elbasanit e tregoi këtë detaj përmes një postimi në profilin e “Instagram”-it. Ajo postoi dy fotografi ku krahas tyre shkruante se mes gjithë këtyre meshkujve që ka në botë ajo akoma është vetëm.
“7 miliardë njerëz në botë dhe unë jam single ?”, shkroi ish-missi një postimin në “Instagram”, të cilin e shoqëroi gjithashtu edhe me një emoji duke qeshur me lot.
Trejsi ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes si për postimet që bën në rrjetet sociale apo edhe për jetën e saj private. Por zbulimi i lidhjes së saj me Leonard Dukës, i cili është në kërkim nga policia për vrasjen e ish-efektivin Santiago Malko, e vuri në fokus të mediave.