
Modelja ul xhinset dhe tregon më shumë seç duhet (FOTO)
Një modele ka “çmendur” ndjekësit e saj me pozat e fundit që ka postuar në profilet e saj në rrjetet sociale. Apollonia Llewellyn, e njohur nga fansat edhe si Barbi, është bërë e famshme me fotografitë e saj seksi dhe provokuese.
Bukuroshja bionde, e cila tani ka 500 mijë ndjekës në “Instagram”, i ka mahnitur fansat me imazhet e fundit të publikuara. Ajo tregon me krenari format e saj bombastike.
Në njërën nga fotot, Apollonia ka pozuar me një palë të brendshme, duke mos i lënë shumë vend imagjinatës. E reja mban veshur reçipeta bezhë dhe një palë xhinse, të cilat i ka ulur poshtë.
Nga ana tjetër, make-up i saj ishte i butë dhe glam dhe ajo shtoi një nuancë delikate rozë në buzët e saj për t’i bërë ato të ndezura.
Pozat e saj janë pëlqyer shumë nga ndjekësit e saj, madje i kanë lënë komente nga më të ndryshmet, mes tyre ka disa që thonë se “kanë nevojë për zjarrfikës”.