Modelja zbulon e tmerruar mesazhet kërcënuese me vdekje
Një modele e revistës “Playboy” ka zbuluar kërcënimet e tmerrshme me vdekje që merr në mediat sociale, për shkak të punës që bën.
Jenna Bentley, e cila ka zbukuruar kopertinën e djemve dhe tani fiton para përmes OnlyFans, thotë se është vënë në shënjestër për shkak të llogarive të rreme në Instagram nën emrin e saj, shkruan “The Sun”.
Modelja, nga Los Angeles, thotë se mesazhet kërcënuese e bëjnë të ndjejë frikë për jetën e saj dhe pretendon se janë të lidhura me profile të rreme që mashtrojnë njerëzit me para.
“Nuk ndihem e sigurt. Normalisht as që i shikoj mesazhet kërcënuese, i bllokoj dhe i injoroj, por kur llogaria ime e verifikuar e Instagram-it u fshi në dhjetor 2020, abuzimi me emrin tim i kaloi kufijtë.
Unë kisha 809,000 ndjekës dhe pasi ndodhi kjo, vendosa të përdor llogarinë time rezervë, e cila kishte 15,000 fansa. Pasi edhe kjo faqe u mbyll në shkurt 2021, filluan kërcënimet me vdekje dhe zbulova se kishte dhjetëra llogari të rreme që pretendonin se isha unë,“- u shpreh ajo.
Jenna beson se abuzimi do të ndalet nëse ajo mund të kthejë llogarinë e saj të verifikuar dhe i është “lutur” Instagram për ndihmë. Në përgjigje të pretendimeve të saj, Instagram i tha “Jam Press”: “Llogaria në fjalë është hequr për shkeljen e rregullave tona.
Instagram është një platformë globale për njerëzit e të gjitha moshave dhe ne kemi rregulla rreth lakuriqësisë dhe seksualitetit për të siguruar që përmbajtja të jetë e përshtatshme për të gjithë.
Ne heqim përmbajtjen që thyen këto rregulla sa herë që e gjejmë, dhe nëse një llogari ndan vazhdimisht përmbajtje si kjo, ne e mbyllim”.