Ashley Graham ‘shpërthen’ në pasarelë (Foto)
08 mars 2019
| 16:23
E gjithë vëmendja ishte tek ajo, ndërsa ecte mbi pasarelën e Virgin Australia’s Melbourne Fashion Festival.
Shumë e bukur, e sigurt në vetvete, me një veshje plot sharm, shkallë erotizmi dhe me fustanin me të çara që nuk “përmbahej”, Ashley Graham i ka lënë të gjithë me gojë hapur, duke luajtur me hapësirën e veshjes, duke zbuluar kofshët dhe lënë pak “dritë” për të parë edhe të brendshmet e saj.
Ishte një moment i duhur, por që nuk kaloi pa u vënë, jo vetëm nga të pranishmit, por edhe nga aparatet fotografikë. Ashley nuk është se u trendit, pasi ajo është mësuar të nxjerrë në pah format e saj të kolme.