Modeluesja i jep fund beqarisë, fejohet me të dashurin 16 vjet më të ri
26 dhjetor 2018
| 11:18
Modeluesja e famshme Heidi Klum i ka thënë “po” propozimit të partnerit të saj Tom Kaulitz.
45-vjeçarja ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale se ka pranuar propozimin e partnerit duke treguar unazën me diamant. Lidhja mes saj dhe 29-vjeçarit ka nisur në muajin mars.
Tom është një muzikant dhe më parë ka pasur një martesë me Ria Sommerfeld që përfundoi në fillim të këtij viti.